Qytetarët në protestë para Ministrisë së Brendshme për vdekjen e Lear Kurtit

Ka nisur protesta nën logon “Drejtësi për Learin”, për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti në duart e policisë pak ditë më parë.

Edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha është shprehur në mbështetje të protestës.

Kreu i Partisë demokratike, Sali Berisha ka vijuar denoncimet për vdekjen e të riut Lear Kurit. Në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale ai ka publikuar foton nga spitali të 32-vjeçarit, i cili sipas Berishës ka vdekur në duart e policisë.

Në pamjet e publikuara nga Berisha, Kurti duket i shtrirë në shtratin e spitalit të Traumës në Kryeqytet pa shenja jete, ndërkohë në dorën e majtë ai ka akoma prangat të pa hequra.

Nga ana e saj policia pas vdekjes së të riut tha se ai vdiq në spital, por spitali nga ana e tyre bëri me dije se Kurti mbërriti i vdekur aty.

Po ashtu policia bëri me dije se ai vdiq për shkak të overdozës pasi gëlltiti qesen me kokainë teksa po vraponte për t'i ikur efektivëve. Lidhur më këtë ngjarje ka pasur reagime të shumta për sjelljen e policisë dhe mungesën e transparence ndërsa kane nisur edhe protestat ku kërkohet dorëheqja e ministrit Bledi Çuci.

Qytetarët në protestë para Ministrisë së Brendshme