Vlorë, kapet me shishe vere kontrabandë, procedohet penalisht 52-vjeçari

Policia Kufitare në Portin e Vlorës kanë goditur një rast të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Në këtë operacion sekuestrohet një sasi vere dhe procedohet drejtuesi i automjetit që tentoi të fuste kontrabandë, në vendin tonë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë autobus, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan kuti me shishe vere, pa faturë blerjeje.

“Shërbimet e PKK Port Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Vlorë dhe autoritetet doganore në këtë port, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, autobusin me drejtues shtetasin A. J.” – njofton policia.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. J., 52 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale  “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.