Rama kërkon ekspertizën kibernetike të Izraelit pas sulmeve iraniane

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar këtë të dielë në Izrael, ku po zhvillon një sërë takimesh me liderët e politikës atje, si dhe me krerët e inteligjencës izraelite. Në fokus të bisedave është çështja e sigurisë kibernetike sulmet e Iranit ndaj Shqipërisë.

Shqipëria dhe Izraeli po negociojnë për forcimin e bashkëpunimit për sigurinë kibernetike.

Kryeministri Edi Rama Ben të ditur se ka biseduar të dielën në Izrael me homologun e tij Yair Lapid edhe për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes të ekonomisë dhe turizmit . 

Siguria kibernetike e Shqipërisë, e cënuar rëndë së fundmi nga hakerat iranianë, ka detyruar Kryeministrin Edi Rama të udhëtojë drejt Izraelit.

Pas takimit me  kryeministrin Lapid, Rama ka takime me presidentin e vendit Isak Herzog, me liderin e opozitës Benxhamin Netanjau, si dhe me kryeparlamentarin izraelit Miki Levi, në Tel Aviv. 

Pjesë e agjendës sipas mediave vendase, është edhe biseda me krerë të sigurisë kibernetike dhe zyrtarë të tjerë të lartë, duke përfshirë këtu edhe drejtuesin e sistemit kombëtar kibernetik të Izraelit, Gabi Portnoj.

Shqipëria muajt e fundit është gjendur në një sulm të paprecedent kibernetik, të cilat kanë nxjerrë ‘jashtë loje’ shumë prej sistemeve digjitale në vend. 

Hakerat iranianë, të identifikaur si ‘Homeland Justice’ kanë arritur të thyejnë edhe sistemin ‘TIMS’ dhe disa sisteme të Policisë së Shtetit. 

Për shkak të këtyre sulmeve të iniciuar nga shteti iranian, Tirana zyrtare ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Teheranit, muajin e kaluar.

Rama kërkon ekspertizën kibernetike të Izraelit pas sulmeve

Rama kërkon ekspertizën kibernetike të Izraelit pas sulmeve