Gjysmë-investimet e Veliajt, Banorët: Premtim fushate, po të kishte gojë makina do të më fuste në burg
Dy vite më parë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj së bashku me stafin e tij servirën një material ku thuhej se Hamdi Çullhaj në zonën e Kombinatit është kthyer në një model pas investimeve aty. Por banorët e zonës thonë se punimet janë lënë përgjysëm ndërsa rruga ka prej më shumë se 20 vitesh pa investim.
Kjo është gjendja e kësaj zone të kombinatit aktualisht.
Dy vite nga deklarata e Veliajt, rruga Hamdi Çullhaj është lënë në harresë
Banorët thonë se në zonë nuk është investuar, madje sipas tyre ndërhyrja u la përgjysmë.
“Të rregullohet rruga. Deri atje ka ardhur, por këtu jo.”
“Këtu ka 17 vite kështu.”
Kërkesa kanë bërë disa herë dhe thirrjet e tyre nuk janë marrë parasysh.
“Nuk i marrin parasysh thirrjet tona.”
Rruga është pa kanalizime dhe në pamje të parë të krijon idenë e një zonë malore, ku terreni është i vështirë për të kaluar si më këmbë ashtu dhe me makinë.
“Po të kishte gojë makina do më kishte futur në burg.”
Por pas kësaj pamje të realitetit në terren duhet të besojmë qeverinë apo bashkinë?
Qytetarët janë mosbesues dhe thonë se shpresat i kanë humbur.
“Ka vdekur shpresa, këtu të ikësh. Vijnë vetëm për votime me fjalë të bukura.”
Por dhe pse pashpresë apelojnë për vëmendje dhe jo premtime të kota në kohë fushate.


