Kulakë në demokraci, dhjetëra ankesa tek KMD për largime nga puna për bindje politike
Dhjetëra qytetarë janë ankuar tek Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi për largimet nga puna për arsye politike
Edhe pas 30 viteve që kur u shemb regjimi komunist ky fenomen mbetet shqetësues.
Sipas zyrës lokale të Komisionerit në fier shumica e ankesave janë fituar nga qytetarët.
Biografia dhe bindjet politike kanë qenë ndër kriteret kryesore përmes së cilave mijëra shqiptarë gjatë 40 viteve të komunizmit janë persekutuar, internuar dhe vrarë.
Por edhe pas 30 vitesh nga rrëzimi i regjimit totalitar, në Shqipëri largimet nga puna për arsyet politike janë ende shqetësuese.
Në Fier vitet e fundit ka pasur me dhjetëra ankesa tek Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, për largimet nga puna për bindje politike.
Shumica e ankesave që janë bërë pranë këtij institucioni janë fituar nga qytetarët.
Veç arsyeve të bindjeve politike zyra e Komisionerit thekson se ka një sërë problematikash të tjera që janë shkaqe për largimet nga puna, duke nisur nga mosha, tek aftësia e kufizuar.
