Në kërkim të punës, qytetarët në Vlorë: S’ka punë këtu, mezi shtyjmë muajin!
Dhjetëra qytetarë në Vlorë kërkojnë punë çdo ditë për të siguruar të ardhurat e familjes. Ata thonë se mundësitë janë të pakta, ndërsa qëndrojnë në për qytet në kërkim të punës.
Çdo ditë prej mëngjesit deri pasdite dhjetëra qytetarë në Vlorë qëndrojnë në këto trotuare.
Ata po kërkojnë punë.
Thonë se dalin në orën 7 të mëngjesit dhe qëndrojnë deri pasdite, me shpresën që dikush do i marrë në punë.
“Në 7 të mëngjesit deri nga ora 2. Merrmi me transportin më shumë.”
Kryesisht kërkojnë punë krahu.
“Ndalojnë makinat dhe u themi nëse kanë ndonjë punë. Me pazarin e tyre.”
“10 mijë lekë më dha njëri, edhe pse kishte shtëpi 3-katëshe.”
Thonë se jetesa është bërë e vështirë, edhe për shkak të rritjes së çmimeve dhe papunësisë.
“Nëse s’do hash 3 herë do hash një herë.”
Për zyrtarët që thonë punë ka por jo profesionistë, kanë një përgjigje.
“Një fshat që duket s’do kallauz.”
