Drejtësi për Learin! Balliu nga protesta: Vrasja e të riut akt makabër i paralajmëruar
Në protestën e cila zhvillohet për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti ishte i pranishëm edhe deputeti i PD Klevis Balliu.
Në një intervistë të drejtpërdrejtë për Ora News Balliu tha se arsyeja pse ishte pjesë e protestës është se krimi makabër është një akt i paralajmëruar .
Klevis Balliu: Janë po të njëjtat kërkesa që ka çdo qytetar shqiptar kur bëhet një akt makabër si ai që ka ndodhur ky akt i paralajmëruar se është rasti i 6 është një rast i paralajmëruar se Learin e kanë vrarë.
Sakaq një ndër qytetarët pjesëmarrës në protestë u shpreh se janë aty me qëllim që politikanët të mbajnë përgjegjësi.
“Këtu kemi ardhur që ai që është brenda në kryeministri të mbajë përgjegjësi. Këto janë kriminela. Këta janë vrasës, dhe duhet tu përgjigjemi. Është koha e veprave jo e fjalëve, ti nxjerrim nga kolltukët e tyre dhe të mbajnë përgjegjësi për duart e tyre të lyera me gjakë. Drejtësi për Learin!”
