PD protestë për vdekjen e Lear Kurtit, sot në ora 18:00 para ministrisë së Brendshme

Pasditen e kësaj te diele do të zhvillohet protesta e radhës përpara Ministrisë së Brendshme për vdekjen e 32-vjeccari Lear Kurti në duart e policisë pak ditë më parë. Në mbështetje të saj është shprehur dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili mbrëmjen e së shtunës publikoi dhe pamjet e fundit të të riut në ambientet e spitalit të traumës në Tiranë.

Pasditen e kësaj te diele do të zhvillohet protesta e radhës përpara Ministrisë së Brendshme për vdejkjen e 32-vjeccari Lear Kurti në duart e policisë pak ditë më parë.

Edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka dalë në mbështetje të protestës për vdekjen, siç thotë Berisha, me dhunë të të riut, Lear Kurtit, nga policë banditë të droguar të Ramës-Çuçit, dhe vrasjen e tij për së dyti nga krimineli i tyre me uniformë, Ardi Veliu.

“Protesta me sloganin “Kupa u mbush” është duke u organizuar kryesisht nga të rinjtë në rrjetet sociale: “Stop ekzekutimit të shqiptarëve. Të rinjtë thërrasin protestë. Leartin e vrau Policia.” Ajo do të mbahet sot më 23 tetor në ora 18:00 tek Ministria e Brendshme.

Ndërkaq, kreu i Partisë demokratike, Sali Berisha ka vijuar denoncimet për vdekjen e të riut Lear Kurit. Në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale ai ka publikuar foton nga spitali të 32-vjeçarit, i cili sipas Berishës ka vdekur në duart e policisë.

Në pamjet e publikuara nga Berisha, Kurti duket i shtrirë në shtratin e spitalit të Traumës në Kryeqytet pa shenja jete, ndërkohë në dorën e majtë ai ka akoma prangat të pa hequra.

Berisha  thotë se ‘Xhelatët që i morën jetën edhe të vdekur e mbajtën të lidhur me hekura Learin! Në foto, vijon Berisha, duken dhe hematomat nga goditjet!’

Nga ana e saj policia pas vdekjes së të riut tha se ai vdiq në spital, por spitali nga ana e tyre bëri me dije se Kurti mbërriti i vdekur aty.

Po ashtu policia bëri me dije se ai vdiq për shkak të overdozës pasi gëlltiti qesen me kokainë teksa po vraponte për t'i ikur efektivëve. Lidhur më këtë ngjarje ka pasur reagime të shumta për sjelljen e policisë dhe mungesën e transparence ndërsa kane nisur edhe protestat ku kërkohet dorëheqja e ministrit Bledi Çuci.

Nga ana tjetër prokuroria e Tiranës vijon hetimet në lidhje me ngjarjen. Organi i akuzës I Kryeqytetit është duke pritur përfundimin e analizave për të përcaktuar shkakun e vertete të vdekjes si dhe nëse sasia e ëndës narkotike, të cilën mendohet se e ka konsumuar I riu ka sjelle vdekjen e tij.

Gjithashtu prokuroi i çështjes Albert Demirneli ka kërkuar sekuestrimin e kartelës mjekësore të Laret Kurtit pasi sipas dëshmisë së të afërmeve ai vuante nga një sëmundje dhe pak ditë me parë kishte shkuar në spital për tu vizituar.

Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë 3 policët e patrullës që bënë shoqërimin e tij në komisariat janë pezulluar deri ne përfundimin e hetimeve.