Video: Ky është momenti kur policia ndalon Lear Kurtin, i riu pa ndjenja, një polic mundohet ta ngrejë
Ky është momenti ku 32-vjeçari Lear Kurti është ndaluar nga policia e shtetit.
Në video 32-vjeçari shfaqet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pa ndjenja ndërkohë që një efektiv i Policisë mundohet ta ngrejë.
Në vendin e ngjarjes ndodhen 3 policisë, ndërkohë që njeri prej tyre kap për krahësh, një tjetër është duke telefonuar kolegët e tij, sikurse shihet në videon e siguruar nga Vox News.
Edhe pse në një gjendje të tillë mësohet se efektivët e kanë dërguar në polici më parë të riun dhe më pas e kanë dërguar në spital për shkak të gjendjes së tij të rëndë.
Një gjë e tillë vërtetohet edhe nga një foto që kreu i PD-së, Sali Berisha publikoi në Facebook ku dukej Kurti i prangosur në shtratin e spitalit.
I riu duhet të ishte marrë nga ambulanca dhe t’i jepej ndihma e parë mjekësore.
Policia nga ana e saj u shpreh se i riu kishte vdekur në spital, por ky version u hodh poshtë nga spitali i Traumës, që theksoi se ai kishte mbërritur i vdekur atje.
Për veprimet e tyre tre efektivët u pezulluan vetëm për tre ditë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku.

