Ekskluzive/ Atentati ndaj policëve në Vlorë, dyshohet për dy autorë, momenti kur makina largohet pas sulmit
Kur kanë kaluar një muaj nga sulmi me armë që iu bë 2 punonjësve të policisë Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj në Vlorë.
Deri në këtë fazë nga mbledhja e të dhënave të policisë dhe prokurorisë dyshohet se ndaj tyre mund të jete qëlluar me dy armë.
I shpallur në kërkim rezulton të jetë 37-vjeçari Diego Haxhiraj i cili njihet edhe me dy identitete të tjera.
Ky është momenti kur autori i sulmit largohet nga rrugicat e rrugës pavarësia në Vlorë sapo ka qëlluar ndaj dy efektivëve.
Sipas të dhënave në makinë me xhama të zinj dyshohet të jetë edhe një tjetër person bashkë me 37-vjeçarin për të cilën policia po punon për zbulimin e tij.
Makina Volsvagën e autorit e ka hasur të dy herë makinën e punonjësve të policisë të cilët të e kishin pa targa dhe me xhama të zinj.


