Rama me të rinjtë në Fier, nxënësi luan për të "Bareshën" me violinë
Kryeministri Edi Rama e kaloi të shtunën në Fier ku zhvilloi takime të shumta me grupe të ndryshme interesi. Pasditja ju dedikua të rinjve.
Shefi i qeverisë u dha lajmin e mirë se në qytetin e Fierit po planifikohet të ngrihet një degë e Universitetit të Tiranës, fakultet mjekësie dhe infermierie për ta lidhur këtë fakultet me spitalin memorial rajonal në këtë qytet.
Irani dënon thirrjen e OKB-së për hetimin e dronëve
22 Tetor, 18:06
“Kemi folur për të hapur një degë, fakultet për mjekësinë dhe infermierinë duke shfrytëzuar spitalin memorial. Jemi duke punuar por hapja e një fakulteti të ri nuk është siç hapeshin më parë dhe që u jepej studentëve iluzioni që po diplomoheshin. Ne po punojmë për këtë dhe njëkohësisht po punojmë për të nxitur sa më shumë ndërkombëtarizimin e universiteteve. Na duhen universitete të lidhura me botën me programe të përbashkëta dhe diploma të përbashkëta”.
Ai foli edhe për çështjen e financimit të ekselentëve në vend.
“Ne kemi pasur një nismë me qëllim shumë të mirë, një fond për të pasur studentët ekselentë dhe për të financuar studimet e tyre në universitetet më të mira të botës. Askush nuk është kthyer, pavarësisht se shteti i ka dhënë c çdo shpenzim dhe e kanë pasur si kusht. Ne do ta ndërpresim këtë program dhe këto para do t’ua japim ekselentëve këtu. Por jo ekselentëve nga 9-10, por atyre me të gjitha dhjeta. Të gjitha këto do të marrin pagë minimale”, tha Rama.
Takimi u mbyll me tinguj e violinës, ku një nxënës i shkollës artistike "Jakov Xoxa" luajti muzikën e këngës së famshme “Baresha” të Nexhmije Pagarushës.


