Tinguj italianë, këngëtari i njohur Antonio Maggio performon në Fier
Kantautori i njohur Italian Antonio Maggio u ngjit në skenën e Teatrit Bylis në Fier, mbrëmjen e së enjtes, 20 tetor 2022.
I shoqëruar nga kitaristi Ettore Gianni, ata performuan për disa minuta para publikur vendas.
Në kuadër të Javës së Gjuhës italiane, Antonio Maggio tha se është hera e katërt që po viziton Shqipërinë.
Konsullja e Përgjithshme e Italisë në Vlorë Iva Palmieri tha se Fieri është përzgjedhur pikërisht pasi në këtë qytet ka shumë shtetas Italian që jetojnë dhe punojnë.
“Kemi zgjedhur teartin e Fierit pikërishtë për bukurin e ketij teatri dhe jo vetem, edhe për shkak të qytetit të Fierit rëndësisë që ai ka, mikëpritjes që ai na rezervon, prezencës së shtetasve Italian që ndodhen në qytetrin e Fierit" tha Konsullja Iva Palmieri
Koncerti është pritur me interes nga artëdashësit e Fierit, ndërsa u bë me dije se në fund të këtij muaj, këngëtari i mirënjohur italo-shqiptar Ermal Meta do të jetë në Fier, në qytetin e tij të lindjes.