Paketa fiskale, ekspertët kundër draftit: Duhet rishikuar

Paketa fiskale e cila është ende në konsultim publik po kundërshtohet nga ekspertë fiskale dhe aktorë ekonomik. Sipas ekspertit Eduart Gjokutaj, paketa fiskale ka një mosthellim të pikave në draft dhe se duhen rishikuar me përpikmëri.

Ekspertë dhe aktorë ekonomikë si dhe grupe të interesit deklarohen kundër paketës fiskale së propozuar për vitin e ardhshëm, duke u shprehur se duhen rishikuar pikat e parashikuara në draft.

Sipas ekspertit të ekonomisë Eduart Gjokutaj, paketa fiskale ka një mosthellim në problematika kryesore, ku kryefjalë e saj duhet të ishte tatimi mbi të ardhurat.

"Ne do të sugjeronim që të lidhej më së shumti me atë që quhet barra fiskale mes taksës së punës dhe taksave të kapitalit. Ku taksa e punës prej vitesh në kuadër dhe të progresivitetit për të sistemuar më mirë buxhetin dhe taksa e kapitalit kanë ngelur në kuadër preferencial," tha ai.

Ndryshime në këtë paketë fiskale janë përafruar legjislacionit në BE.

Por ndryshimet në projektligjin e akcizës për të unifikuar nivelin e tarifës për prodhuesit e vegjël dhe të medhenj, për ish-nëndrejtorin e doganave Sajmir Laçej, nëse miratohet do të çoj prodhuesit e birrës deri në falimentim.

“Legjislacioni për akcizën në Shqipëri është përafruar me legjislacioniin e BE dhe çdo hap pas e largon përafrimin në këtë proces. Pasojat, ka një komponent shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e traditës të prodhimit vendas. Në mbrojtjen e turizmit, jo vetëm në Shqipëri. Heqja e akcizës së birrës i çon prodhuesit vendas në nivele shumë të ulëta prodhimi, deri në falimentim. Qëllimi pse bëhet ky unifikim se mund të kishte efekte fiskale, por këto janë shumë të ulëta më buxhetin e shtetit. Dhe shpresoj që të rishikohet ky qëndrim dhe mos të shkohet në drejtim të kundërt me përafrimin e legjislacionit dhe negociatat,” tha ai.

Prej ditësh shoqata të biznesit si dhe sipërmarrësit kanë kundërshtuar paketën fiskale 2023 e cila është ende në konsultim publik.