Qeveria ndan mbi 2 miliard lekë për indeksimin e pensioneve
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e kësaj të hënë ndryshimet në buxhetin e vitit 2022 për indeksimin e pensioneve.
Janë dy miliardë e gjashtëdhjetë milionë lekë të reja që do të shkojnë për indeksimin dhe që do të përballohen nga fondi i kontingjencës për paketën e rezistencës sociale ndaj pasojave të krizës, miratuar në buxhetin e vitit 2022.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Paragrafi parë, i pikës 11, të vendimit nr.605, datë 14.9.2022, të Këshillit të Minstrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“11. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën 2 060 000 000 (dy miliardë e gjashtëdhjetë milionë) lekë dhe përballohen nga fondi i kontingjencës për paketën e rezistencës sociale ndaj pasojave të krizës, miratuar në buxhetin e vitit 2022, të cilat ndahen: …”.
2. Ngarkohet Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

