Bordi ul çmimet me pikatore, nafta do blihet 5 lekë më lirë, ulet me 1 lekë dhe benzina, gazi i pandryshuar
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve këtë të mërkurë duke bërë një ulje pothuajse të papërfillshme.
Në çmimet e reja ka një ulje me 5 lekë të litrit të naftës, 1 lekë për benzinë dhe gazi mbetet i pandryshuar.
Çmimet e vendosura janë:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 12 Tetor shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
