Konfindustria: Nëse TEC i Vlorës do ishte në punë s'do vinin anijet gjeneruese nga Bangladeshi
Konfindustria i kërkon qeverisë, që në kushtet e gjëndjes së krizës së shpallur energjitike, të marri masat për të vënë në gjëndje pune sa më shpejt TEC-in e Vlorës.
Gjithashtu, është e rëndësishme të kuptohet, se përse dhe cilët janë agjensitë publike dhe individët përgjegjës të mosvënies në funksion deri tani.
“Prodhimi i energjisë elektrike nga TEC- Vlorës me fuqi të instaluar afër 100 MGë do të shmangte plotësisht sjelljen e anijeve gjeneruese nga Bangladeshi, që do ti kushtojnë taksapaguesve shqiptarë mbi 70 milionë $USA, përvec dëmeve të mëdha mjedisore shoqëruese të tyre
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
Mbajtja në “ konservim” dhe jo në gjëndje pune e TEC-it i kushton më shumë se 1 milion $/vit buxhetit i KESH.sha. duke u përcjellë drejtëpërdrejtë në rritjen shtesë të çmimit të energjisë elektrike për bizneset dhe qytetarët shqiptarë” thuhet në njoftimin e Konfindustrisë.
Konfindustria vlerëson, se është e papranueshme dhe e pashpjegueshme, që prej më shumë se 11 vitesh TEC-i Vlorës është lënë jashtë funksionit dhe nuk prodhon energji elektrike për shkak të një problemi teknik. Defekti teknik kushtonte më pak se 7 milion $USA, ose 10 herë më pak se qiraja që do tu paguhet anijeve të Bangladeshit.
Asnjë përpjekje nuk u ndërmorr për të kthyer në gjëndje pune TEC-in e Vlorës edhe pas shpalljes nga Kryeministri Rama të gjëndjes së krizës energjitike në vitin 2021 dhe në vazhdim.
