Ekonomia drejt greminës, rritet inflacioni në 8.1%, ritmi më i lartë që nga 1997
Çmimet e larta kanë ndikuar që inflacioni të arrijë në 8.1%, në nivelin më të lartë se vitin 1997. Sipas INSTAT, transporti dhe grupet e ushqimeve kanë shënuar rritjen më të lartë të çmimeve. Ekspertët theksojnë se ne jemi në situatë stagflacioniste.
Inflacioni në shtator në vendin tonë arriti në 8.1%, vlera më e lartë që prej vitit 1997. Të dhënat e publikuara nga INSTAT, raportojnë se çmimet kanë arritur nivelin më të lartë në vendin tonë krahasuar me shtatorin e 2021, ku kryeson transporti me 17.2% ku ka ardhur si pasojë e shtrenjtimit të karburanit dhe grupet ushqime dhe pije joalkoolike me 14%. Por kjo situatë për ekspertët është një stagflacion ekonomik.
Igli Tola: “Nuk është një inflacion i pastër, është stanjacion ekonomik. Ndërhyrja ekonomike për të rregulluar parametrat ekonomik bëhet e vështirë. Vetëm BSH me rritje interesi nuk jep efekt sepse inflacioni vjen nga krahu i ofertës që sjell këtë inflacion, jo kërkesa.”
Ministrja Ibrahimaj në konferëncën me FMN u shpreh se ende nuk jemi në një recesion ekonomik. Eksperti i ekonomisë Igli Tola shprehet se ne jemi në kufi drejt recesionit.
Igli Tola: “Të paktën ato 300, 400 mln euro që u siguruan këtë vit nga rritja e çmimeve dhe taksat e larta të vjelura nga këto çmime, duhet të gjetur një mënyrë se si ti shpërndajnë në ekonomi për të mos mbajtur të frenuar konsumin”
Që të ekonomia shqiptare të fillojë progesin, eksperti tregon cilat janë politikat që duhet të ndërmarrë qeveria.
Igli Tola: Jemi në kufirin e recesionit. Duhet një nivel tejet minimal për rritje ekonomike. Qeveria e shtregnuar në menaxhimin e rënies ekonomike. Ndërveprimi me politikën fiskale është minimal. Paketa e parë dhe e dytë e rezistencës është minimale. Politika fiskale është e rezervuar”
Sipas Bankës së Shqipërisë, inflacioni i lartë pritet të jetë edhe në muajt e fundit të këtij viti.
