Mediu kërkon që opozita të dalë në zgjedhje vendore me kandidat të përbashkët
Kreu i PR-së Fatmir Mediu kërkon që opozita të dalë me një kandidat të vetëm për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të 2023.
“Duhet të kemi vetëm një kandidat për kryetar bashkie. Të mos ketë kandidat se propozon një parti, qoftë dhe PD por të jetë një kandidat i mirëpranuar nga të gjithë qytetarët si kandidati më I mirë. E djathta ka nevojë të ketë identitetin e saj” tha Mediu.
Gjatë takimit në Shkodër, Mediu tha se opozita duhet të ketë qëllim ndërtimin e shtetit.
“Qeverisja e nesërme nuk ka nevojë vetëm për Sali Berishën apo për ne të tjerët por i duhen njerëz të kualifikuar me integritet e dinjitet. E djathta duhet të bashkojë shqiptarët kudo që janë.Zgjedhjet lokale është rruga që të bashkojë opozitën” tha Mediu.
Apeli i Mediut vjen në një kohë kur PD ka nisur bisedimet e para të bashkimit të demokratëve.