Banorët e Bërxullës në protestë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2022, 14:54
Banorët e Bërxullës në bashkinë Vorë kanë dalë në protestë për autostradën që pritet të lidhë Thumanën me Fierin. Ata deklaruan se nuk do të lejojnë vazhdimin e projektit pa u sqaruar me pare per kompensimin e vlerës së tokes apo të shtëpive që preken nga projekti.
Banorët e Bërxullës në Tiranë, kanë dalë në protestë sot.
Ata deklarohen kunder projektit te ndertimit te autostradës që pritet të lidhë Thumanën me Fierin .
Thone se projekti i rruges eshte devijuar dhe se me ndryshimin preken mbi 20 banesa.
Thonë se janë kundër vlerës që është përcaktuar si dëmshpërblim për tokat dhe shtepite.
Banorët u shprehën se nëse nuk merren masa për kërkesat e tyre do të protestojnë sërish të dielën.
