Rama: Duhet të arrijmë më shpejt pagën minimale 40 mijë lekë"

Për kreun e qeverisë vendimi për të pezulluar fashën e energjisë elektrike është një argument i mirë për ti bindur shqiptarët që t’I votojnë kandidatët e majtë në vendoret e vitit të ardhshëm.

Nga Gjirokastra që ishte stacioni i radhës i turit elektoral që ai ka nisur në të 61 bashkitë e vendit, Rama tha se mosrritja e çmimit të energjisë ishte një vendim për të mos ndërhyrë tek buxhetet e familjeve shqiptare.

Edi Rama:"Pavarësisht se ne kemi vendosur një fashë deri në 800 kilovat për të gjitha nevojat e familjeve dhe kemi thënë që mbi 800 kilovat do të paguhet çmimi real i energjisë. Duke parë që kishimnjë mundësi nuk e lamë atë mundësi për të futur duart në arkën e fa,miljeve mbi fashën por e shtymë se u krijua një mundësi"

Po ashtu, kreu i Qeverisë premtoi sërish rritje të pagës minimale

Edi Rama: "Duhet të arrijmë më shpejt pagën minimale 40 mijë lekë"

Në takimet që pati në Gjirokastër, kreu i qeverisë nuk I la pas dore superlativat ndaj ministrave të tij në përballimin e kësaj situatës së rëndë që po përjeton sot Europa të stimuluar nga lufta në Ukrainë.