Enkelejd Alibeaj pas mbledhjes së grupit: PD duhet të dalë jo vetëm me një kandidat, por kandidat fitues
Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj bëri thirrje këtë të martë për bashkimin e Partisë Demokratike.
Në një prononcim për media, ai tha se qëllimi i grupimit që përfaqëson ka qenë dhe do të jetë bashkimi i Partisë Demokratike përballë regjimit të EdiRamës.
Alibeaj bëri thirrje që opozita të dalë në zgjedhjet lokale me një kandidat të përbashkët i cili përfaqëson të gjitha flukset në bazën e partisë.
“Ka vetëm një pal dhe kjo është Partia Demokratike. Mbledhjet janë një, grupi parlamentar është një. Kryetari i Grupit është Enkelejd Lutfi Alibeaj. Shihni thirrjen që ne kemi bërë që në prill për të mos lejuar krijimin e strukturave paralele. Të paktën për këtë gjë nuk mund të qortohemi. Për faktin që ne kemi dashur dhe kemi bërë gjithçka për të qenë bashkë.
Pavarësisht çoroditjeve që ne kemi, nëse ka një interes të të gjithë demokratëve dhe mbi të gjitha të të gjithë shqiptarëve, është që një orë e më parë t’i dalim të bashkuar regjimit të Edi Ramës. Për këtë duhet të bashkojmë çdo fluks në bazë pasi ata do t’i vënë shpatullat kësaj pune. Të gjejmë një kandiat të vetëm që të përfaqësojë të gjitha flukset. Të gjithë bashkë me moral".
