Rama nuk heq dorë nga amnistia: Dyshimet e partnerëve të huaj për shkak të opozitës

Nga Permeti nisi turi i takimeve për zgjedhjet vendore të kryeministrit Edi Rama, një tur që do të zgjasë për disa ditë në të gjitha bashkitë e vendit.

Gjatë takimit, Edi Rama, u shpreh se nuk do të heqë dorë nga miratimi i amnistisë fiskale, duke e akuzuar dhe opozitën se janë arsyeja pse partnerët e huaj kanë dyshime te amnistia.

"Do të luftojmë deri në fund. Është e papranueshme që të na tregojnë krimin dhe kriminelët si puna e atyre organeve të trafikuara që mbetën stampë mbi flamurin tonë kombëtar. Shqiptarët bëjnë emër dhe në botën e krimit nëpër botë, por janë një pakicë."

Gjithashtu Rama e akuzoi Berishën se ka dorë në akuzat ndaj UÇK se kanë trafikuar organe gjatë luftës në vitin 1999.

"Ajo palo opozitë e zhytur në thesin e rublave një pjesë e të cilit ka dalë në dritë, por ka një pjesë tjetër që ende është e pa nxjerrë në dritë. Se nuk është rastësi edhe për atë stampën që mori një komb në ballë si një popull egërsirash që edhe në një luftë çlirimtare nxirrnin organet e njerëzve si kanibalë dhe i trafikonin".

Gjatë takimit Kryeministri u ndal dhe te vështirësitë ekonomike të vendit duke theksuar se janë marrë disa masa që do ti vijnë në ndihmë familjeve shqiptare.