Në Elin Home arredoni gjithë shtëpinë, Elin Infinity në 15-vjetorin e krijimit vjen me risi
Në kuadër të 15 vjetorit të krijimit Elin Infinity vjen me risinë më të fundit Elin Home.
Tashmë do të përmbushen të gjithë kërkesat e konsumatorëve.
"Kemi menduar të vijmë më pranë klientëve me risi dhe produkte të reja. Tashmë do mbulojmë jo vetëm pjesën e pllakave, parketit dhe hidrosanitareve por gjithashtu dhe mobilerinë, aksesorët, divanët, gjithçka për të cilën klienti ka nevojë."
Në ceremoninë e inaugurimit, administratori Elidon Qemali falenderon bashkëpunëtorët që finalizuan Elin Home.
Përfaqësuesi i kompanisë që bashkëpunon Elin Home u shpreh se të dy palët kanë bërë zgjedhjet e duhura.
Në ditët e fundit të tetorit si dhe përgjatë nëntorit të gjithë klientët do të përfitojnë ulje deri në 30% për të gjitha produktet.
Elin Infinity operon në tregun shqiptar prej disa vitesh në fushën e tregtimit me shumicë dhe pakicë të pllakave dhe hidrosanitareve.

