UMSH i uron suksese studentëve, pedagogët tregojnë karrierën politike dhe akademike

Stafi akademik i Universiteti Mesdhetar të Shqipërisë ka ndarë më studentë dhe kolegë të tyre kujtime nga vitet e ekperiencës së tyre në politikë dhe në sferën akademike. Duke ju uruar suksese studentëve në vitin akademik, ata dërguan mesazhin se ndryshimi nduhet të vijë nga intelektualët e vendit.  

Personalitete të cilët kanë ndërtuar karrierat e tyre në politikë e diplomaci prej të paktën tre dekadash.

Përvojë e gjatë, kujtime dhe kontribut madhor në fushat e tyre, gjatë periudhës së tranzicionit të Shqipërisë.

Rrëfime personale të cilat i bënë bashkë në takimin me studentë e pedagogë të organizuar nga Universiteti Mesdhetar.

Janë të gjithë personalitete që kanë kontakte të përditshme me ta, si pedagogë e kolegë.

UMSH, mbetet ndër të paktat universitete që ka si pjesë të stafit të tij drejtues, dy ish-ministra e diplomatë karriere të cilët në takimin “ Një kafe me personalitetet e politikës dhe diplomacisë të UMSH”, erdhën ndryshe, me shumë kujtime e përjetime që mund t’i dëgjojë gjithkush për orë me rradhë me ëndje.

Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli,Prof. Dr. Paskal Milo, Prof. Dr. Ksenofon Krisafi, Prof. As. Dr. Arben Cici, rrëfyen me thjeshtësi rrugëtimet e tyre, duke mirëpritur edhe pyetje e diskutime, por mbi të gjitha duke përcjellë mesazhin se elitat intelektuale, janë ato që bëjnë ndryshimin në shoqëri.

Ky mesazh vjen për studentët në nisje të vitit të ri akademik, duke iu uruar shumë suksese.