Biberaj: Legalizimi i hashashit, amnistia dhe pasaporta në një rrymë me krimin e organizuar
Mundësia e rikthimit të vizave për Shqipërinë sipas ish deputetit Aleksandër Biberaj është një zhvillim shumë negativ për Shqipërinë.
Gjatë një interviste për RTV ORA me gazetaren Besmira Pelushaj, Biberaj u shpreh se legalizimi i hashashit, amnistia dhe pasaporta janë 3 çështje të cilat shkojnë në një rrymë me krimin e organizuar.
Aleksandër Biberaj: Ka një zhvillim shumë negativ për Shqipërinë. Shqipëria ka filluar të futet në shumë pika jo pozitive. Është një qeveri e zhytur në krim. Nëse përplasesh në terma ekonomik dhe këto 2 , 3 vitet e fundit risku politik është më i paparashikueshmi. Nismat e fundit shkojnë në një rrymë me krimin e organizuar, 3 çështjet, legalizimi i hashashit, amnistia dhe pasaporta. Vendimmarrja në BE sikur një vend ta ngrejë propozimin ajo do të votohet. Është problem shqetësues. Qytetarët shqiptarë do të vuanin shumë. Do të ishte një goditje e madhe për çdo shqiptar.
