“Duhet kuvend i ri kombëtar për tu bashkuar PD” Biberaj: Rama në pushtet nga ’98, merr vesh me frikë, duhen protesta masive

Ish deputeti dhe aktualisht anëtari i këshillit kombëtar të PD Aleksandër BIberaj  në një intervistë për RTV ORA me gazetaren Besmira Pelushaj foli rreth situatës në të cilën gjendet opozita në vend.

Sipas BIberajt gjëja e duhur do të ishte një kuvend i ri kombëtar pasi sipas tij kuvendi që u mbajt nga PD ishte disi i njëanshëm pasi la përfaqësues të PD jashtë tij. 

Aleksandër Biberaj: E mira do të ishte një kuvend i ri kombëtar se besoj se një pjesë e pakënaqësive ishte kjo. Ne kishim një kuvend që ishte disi i njëanshëm. Kryetari duhet të bashkojë partinë. Është një alternativë një kuvend bashkimi. Kjo frymë bashkëpunimi duhet të shkojë nga qendra në bazë se dhe ata kanë përkrahësit e tyre. Ne jemi në opozitë do të vijë koha të vish në pushtet dhe të ndash pushtet. Nuk kemi alternativë tjetër jemi të detyruar të dalim në zgjedhje me një kandidat. Mendoj se nuk ka vend për kushte.

Për ish deputetin të gjithë shqiptarët duhet të mblidhen për të rrëzuar Ramën prej tij shqiptarët po vuajnë. Në këtë mënyrë do të bëhet e mundur dhe dalja e liderëve të rinj.

Aleksandër Biberaj: Unë kam besuar se do të ishte më e unifikuar. Në fakt nuk është.  Negociatat duhet të jenë bazike. Në datë 1 nëntor do të mblidhen gjithë shqiptarët për të rrëzuar atë që është në pushtet. Aksioni politik duhet për të përmbysur klikën. Është një klikë përballë shqiptarëve që vjedh shqiptarët që ka zënë rrugën e ekonomisë rrugën e integrimit. Shqipëria duhet të ecë përpara. Shqiptarët po vuajnë. Do të prodhohen lider të rinj se në një farë mënyre këta e kanë mbyllur ciklin. SHBA që në 90 deri sot ka ndërruar disa udhëheqës. Edhe Kosova na ka dhënë vazhdimisht leksione.

Aleksandër BIberaj  thotë se Rama merr vesh vetëm me frikë me asnjë gjë tjetër ndaj duhen protesta masive, por sipas tij në rast se nuk ndodh një gjë e tillë zgjedhjet dhe do të vidhen sërish.

Aleksandër Biberaj: Rama ka në pushtet që nga 1998. Rama merr vesh vetëm me frikë me asnjë gjë tjetër. Ky është edukimi i tij politik. Duhen mbajtur protesta masive. Uroj mos ti kemi pengje dhe liderat. Se do të vijnë zgjedhjet dhe do të vidhen sërish.