Propozuesit u tërhoqën, Qeveria socialiste i vë kapak "paketës antishpifje"
Qeveria është tërhequr zyrtarisht nga paketa antishpifje të cilën e mbante të ngrirë në Kuvend. Një fakt të tillë e konfirmoi nga Fieri kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Situata 'kritike' pas sulmeve ruse në Ukrainë
18 Tetor, 16:54
Megjithatë Balla tha se në të ardhmen do të duhet të mendojmë me mekanizmat për të parandaluar rënien e pushtetit të katërt në financime të paligjshme.
Balla: Ndryshimet në ligjin për mediat që kanë të bëjnë me shpifjen janë tërhequr Nga propozuesit, kështu që e gjithë inisiativa ligjore ka rënë. Ne i kemi tërhequr ato ndryshime ligjore të bëra këtu e tre vite më parë. Por natyrshëm në kushtet që jemi kemi një rrezik të vazhdueshëm që vjen në mbështetje të dezinformimit dhe sponsorizohet me rublat ruse. Së fundi dhe në raportet që u publikuan u tha qartë se Rusia ka ndikuar në minimin e demokracisë duke sponsorizuar forca të ndryshme politike por edhe duke financuar mediat.
Ky pushtet i katërt nuk duhet të bjerë në financime të paligjshme nga aktorë të cilët minojnë demokracinë. Po është tërhequr dhe na duhet që në të ardhmen të mendojmë mekanizmat sesi të mbrojmë demokracinë duke mbrojtur financime nga aktorë jomiqësorë në Shqipëri dhe Europë. Agresioni rus është një luftë me demokracinë dhe Shqipëria është pjesë e kësaj lufte.
Ligji për mediat u kundërshtua nga Komisioni i Venecias, BE, rrjetet ndërkombëtare të mbrojtjes së gazetarëve, Komisioni Europian, Federata Europiane e Gazetarëve, dhe Qendra Europiane për Lirinë e Medias dhe të Shtypit. Ato reaguan ashpër duke e konsideruar si censurim të lirisë së shprehjes.
Balla mori pjesë në një aktivitet sensibilizues në kuadër të tetorit rozë, organizuar nga Spitali rajonal Fier.
Në prag të zgjedhjeve vendore pritet të nise edhe një tur takimesh në të gjithë vendin, gjatë të cilit do të vlerësohen punët e kryera nga të gjithe kandidatët, ndërsa Fieri është vlerësuar si qershia mbi tortë e rezultateve pozitive të PS
I pyetur nëse ka klane brenda PS në Fier, Balla është shprehur se kjo mbetet vetëm një shpresë e opozitës, pasi PS nuk është e përçarë.

