Sherr me thika në Londër, humb jetën 27 vjeçari shqiptar (emri)

Një shqiptar ka mbetur i vrarë pas një sherri me thika në Londrën Lindore mbrëmjen e 16 tetorit.

Personi i vrarë në një përleshje në rrugë jashtë një stacioni të metrosë në Londrën Lindore është identifikuar si Lumturi Zeqja 27-vjeç.

I riu jetonte në Barking, ndërsa u vra në përleshjen në Leytonstone.

Ishte një qytetar që lajmëroi policinë për disa persona që po ziheshin.

Aty gjetën dy të plagosur ku Lumturiu u shpall i vdekur në vendngjarje ndërsa tjetri u dërgua me urgjencë në spital.

Policia është ende në kërkim të autorit të ngjarjes ndërsa inspektori Adam Callaghan tha:

“Hetimi ynë po ecën me ritëm dhe ne po ndjekim një sërë linjash hetimi. Prioriteti ynë është gjetja e personit përgjegjës dhe gjetja e drejtësisë për viktimën dhe familjen e tij”.