Çollaku: Në Shqipëri s’ka më sekrete, vetëm pasuria e Ramës e ministrave, SPAK nuk i nxjerr
Për gazetarin Basir Çollaku nuk ka mbetur asnjë sekret në vendin tonë pas sulmeve kibernetike nga hakerat iranianë pak kohë më parë.
I ftuar në edicionin e lajmeve në RTV Ora, Çollaku tha se vetëm të dhënat e kryeministrit dhe ministrave nuk kanë dalë se ku i kanë pasuritë.
Çollaku: Nuk ka mbetur asnjë sekret në këtë vend. Por pse nuk dalin të dhënat e kryeministrit, ministrave dhe këtyre hajdutëve?! Kemi të dhëna për të gjithë, por se ku i ka paratë dhe vilat kryeministri, apo njerëzit e tij nuk kanë dalë akoma. Këto të dhëna i ka dhe SPAK-u, por nuk i nxjerrin. Ne jemi në vendin e parë për të dhënën e çdo qytetari. Kanë dalë informatorë dhe deri spiunë pak nga pak. Për këtë jemi në vend të parë, por jo për shërbime.
Këtu kanë futur duart edhe njerëz të brendshëm. Ajo regji e kalibruar që di çfarë nxjerr, dhe kur i nxjerr, duket se është një që i di këto. Duket se nuk është një armik i jashtëm sepse nuk jemi fuqi globale, por kjo është një dalldi e Ramës, për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale të vendit. Për të dhënat personale nga duhen tendera të tjera tashmë. Prandaj Rama do të bëjë sa më shumë zhurmë që të frikësohen. Prandaj për të rritur sigurinë duhet dokument i ri, por kush do të na mbrojë nga vjedhja e re?
Çollaku shtoi se problemi nuk janë hajdutët dhe nuk është Shqipëria problemi i nxehtë i botës, por është zhvendosja që bën Rama për hallet e tij personale për të shmangur aferat.
Çollaku: Nëse e formatojmë regjistrin kombëtar, por çfarë sigurie kemi ne? Se nesër iraniani mund të na shpartallojë sërish. Problemi nuk janë hajdutët dhe nuk jemi ne problemet e nxehta e botës. Kjo është zhvendosja që bën Rama për hallet e tij personale për të shmangur aferat e incineratorëve e shumë të tjera që po digjen si incineratorët.
