Boks, Wilder rikthehet në ring me një nokdaun të frikshëm që në raundin e parë

Deontay Wilder rikthehet fuqishëm dhe me shumë zhurmë në ringun e peshave super të rënda të boksit profesionist duke fituar me një nokdaun të rëndësishëm në përballjen me Robert Helenius.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Premier Boxing Champions (@premierboxing)

Nuk mund të kishte rikthim më pozitiv për boksierin amerikan pas disfatës së shkaktuar nga Tyson Fury vitin e kaluar.

Iu deshën vetëm 3 minuta boksierit me ngjyrë për të lëshuar të djathtën e tij të fuqishme në fytyrën e kundërshtarit që u rrëzua duke mos tentuar më të ngrihej që në raundin e e parë të përballjes. 38-vjeçari, ish kampion i WBC nuk arriti të reagonte dhe arbitri i dha fund përballjes së zhvilluar në Brooklyn.

Boks, Wilder rikthehet në ring me një nokdaun të frikshëm

Ky është një rikthim i rëndësishëm për 36-vjeçarin pas disfatës totale në triologjinë me Tyson Fury dhe kjo është mundësia e fundit për boksierin nga Alabama për të bërë diçka të rëndësishme në karrierën e tij. Përballja e tij e radhës do të jetë ajo kundër 33-vjeçarit Andy Ruiz Jr.

Boks, Wilder rikthehet në ring me një nokdaun të frikshëm

Boks, Wilder rikthehet në ring me një nokdaun të frikshëm