Zahire, verë e mjaltë/ Çifti Njazi e Hejmene Jonuzi në Delvinë tregojnë përgatitjet për dimër

Njazi dhe Hejmene Jonuzi janë një çift nga fshati Isak i Delvinës.

Edhe pse në pension ata nuk i kanë lënë pas dore punët e fshatit të cilat thuajse u marrin gjithë ditën.

Bahçet e shtëpisë janë plot me të mbjella.

Zon ja e shtëpisë nuk lë ti shkojë asgjë dëm. Frutat dhe perimet e tepërta i kthen në zaire për dimër.

"Bëjmë turshitë për dimër, reçelëra."

Thotë se këto ja ka mësuar vjehrra dhe se vetë ajo ua ka mësuar edhe nuseve të saj.

"E kam marrë nusen nga Fushë Kruja dhe traditat tona i ka mësuar komplet".

Teksa e zonja e shtëpisë kultivon perimet, Njaziu merret me bletët, një pasion i trashëguar nga prindërit e tij.

Mjalti që prodhon mjafton për të dhe fëmijët në emigrim por hera-herës edhe e shet.

Isaku njihet për kultivimin e rrushit dhe prodhimin e verës por në depot e shtëpisë janë kuintalë të tërë verë stok pasi tregu mungon.

"Kemi arritur në një pikë delikate që nuk e shesim dot verë e raki. Sivjet kam prodhuar 20 kuintalë verë dhe 10 kuintalë raki do dalë. Por do treg."