Nënshkruhet marrëveshja për shërbimet kadastrale, nga e hëna firmosje elektronike të noterit

Kreu i kadastrës Artan Lame ka nënshkruar marrëveshjen për aplikimet e shërbimeve kadastrale.

Ai u shpreh se sot në epokën dixhitale, pjesa kyçe e këtij modernizimi qëndron në marrëdhënien dixhitale midis këtyre dy institucioneve, midis Noterisë dhe Kadastrës.

Artan Lame: Sot jemi këtu me Dhomën Kombëtare të Noterisë, për të firmosur protokollin teknik të marrëveshjes së bashkëpunimit që kemi midis dy institucioneve tona. Por për të theksuar që prona ka një shërbim noterial profesional të avancuar dhe të modernizuar,  nuk garantohet dot. Dhe sot në epokën dixhitale, pjesa kyçe e këtij modernizimi qëndron në marrëdhënien dixhitale midis këtyre dy institucioneve, midis Noterisë dhe Kadastrës.

Ai njoftoi se nga e hëna, të gjithë operacionet pronësore që kërkojnë praninë e noterit, tashmë do të kryhen në kohë reale nëpërmjet firmosjes elektronike të noterit.

Artan Lame: Nga e hëna, të gjithë operacionet pronësore që kërkojnë praninë e noterit, tashmë do të kryhen në kohë reale nëpërmjet firmosjes elektronike të noterit, të noterëve. Firmosja elektronike, do të thotë që noteri nuk do të firmosë më për të dërguar dokumentacionin tek ne në HardCopy, dokumentacion i cili mund të ecë me kohën e tij, do të harxhojë gjithë kohën e duhur për të udhëtuar me postë. Por nëpërmjet firmës elektronike, në kohë reale, menjëherë sapo qytetari kërkon shërbimin, bëhet firmosja elektronike dhe i shkojnë në mënyrë elektronike zyrës përkatëse në kadastër për të evaduar pastaj shërbimin.