"U arrestua nga DEA në Rinas," burg indianit të akuzuar për trafik droge. Në pritje të ekstradohet drejt SHBA-së
Nga Ora News Përditësimi i fundit 15 Tetor 2022, 16:35
Gjykata e Tiranës, la në burg indianin Nitin Mishra, deri në një vendim për ekstradimin në Shtetet e Bashkuara.
Ai u arrestua një ditë me parë në Rinas nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me DEA-n.
Shtetet e Bashkuara kishin lëshuar dy urdhër arreste ndërkombëtare nga dy gjykata të ndryshme bazuar në akuzën për trafik narkotikësh.
DEA ra në gjurmët e të kërkuarit përmes infiltrimit të një agjenti, i cili la takim në Tiranë me të.
31-vjeçari nga India mesohet se erdhi në Shqipëri duke e konsideruar si vendin prej nga ku do të bihej dakord për dërgesa droge drejt SHBA-së.