Rruga e pakalueshme në Elbasan, banorët e lagjes "Skënderaj" akuza bashkisë
Banorët e lagjeve në Elbasan vijojnë të kenë problem sa i përket infrastrukturës. Në lagjen Skënderaj banorët akuzojnë bashkinë për premtimet e pambajtura. Rrugët në këtë lagje janë bërë të pakalueshme, ndërsa reshjet e shiut dhe afrimi i stinës së dimrit e bën edhe më të vështirë jetesën e banorëve atje.
Këto pamje janë realiteti që hasin çdo ditë banorët e lagjes Skënderbej në Elbasan.
Mungesa e investimeve ka bërë qe rruga që kalon në ketë lagje të degradojë deri në ketë gjendje sa të kthehet në një shqetësim për ata që jetojnë këtu.
Banorët shprehen të revoltuar me Bashkinë e Elbasanit që sipas tyre i ka bërë vetëm premtime boshe.
“Është rrugë e vështirë se nuk është e shtruar me asphalt. Shiko si bëhen gropat. Plot me ujë është këtu.
Për fushata, kur janë zgjedhjet vendore vijnë e gërryejnë. Shiko si është bërë, liqen para shtëpisë,” thonë banorët.
Sa herë ka reshje shiu, gropat në rrugë kthehen në rezervuarë uji, që jo rrallëherë përmbytin edhe banesat e qytetarëve, që thonë se janë taksapagues të rregullt.
“I gjithë uji futet brenda shtëpisë sime. Kur bie shi shumë koështi përmbytet,” thotë një banore.
Banorët ironizojnë bashkinë dhe kryetarin e saj Gledian Llatja, edhe pse thotë se nuk e ka parë kurrë në këtë lagje.
“Detyrimet e shtetit i japim të gjitha. Ja ҫfarë na ka bërë shteti. Kjo gjendje është.
Kjo rrugë nuk do të rregullohet. Nuk u dalin lekët atyre (bashkisë). Gjynah,” thotë një e moshuar.
Rruga që mban emrin Tajar Tetova është një dëshmi se në kete zonë sipas banoreve bashkia e Elbasanit ka harruar që të punojë.