Amnistia fiskale, Mark Crawford: Ligji jo për ata që pastrojnë shtëpia në Gjermani, po për ata që pastrojnë gjëra të tjera

Amnistia fiskale duket se kohët e fundit është një nga temat më të nxehta jo vetëm në vendin tonë, por edhe nga diplomatët dhe institucionet europiane e amerikane.

Ish-presidenti i dhomës amerikane të tregëtisë Mark Crawford në një intervistë për Ora News u shpreh se ky ligj duket sikur është bërë më tepër për ata emigrantë që jan marrë me punë të pista e të jashtëligjshme.

“Qoftë dhoma amerikane, qoftë ambasada, FMN-ja, FBI-ja kanë thënë se ky ligj është shkruar jo për ata që kanë punuar kamarierë në Paris, por për ata që kanë marrë kafe. Nuk është për ata që kanë pastruar shtëpi në Gjermani, por për ata që kanë pastruar gjëra të tjera.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Për ta mbetet ende shqetësim pastrimi i parave, përmes bankave, duke përfshirë dhe të afërm të politikanëve dhe ish-politikanëve. Ky mbetet një shqetësim nga pikëpamja diplomatike, morale.

Ai u shpreh se një ligj i tillë do të rriste akoma më shumë normën e inflacionit që nga lufta e kriza globale paraprakisht ëshët rritur ndjeshëm muajt e fundit.

“Si ekonomist unë kam pyetur se përse ky ligj shihet si i nevojshëm. Tani jemi në fazën e inflacionit, ҫmimet po rriten përditë. Përse duhet të shtojmë më shumë para e të kemi më pak produkte, e shërbime? Kjo nënkupton se do të kemi më shumë inflacion,” tha ai.

Megjithatë, sipas Crowford edhe nëse ligji kalon dhe hyn në fuqi, paratë që do të dërgohen në bankat e huaja përmes bankave shqiptare do të jenë problem, pasi ato kërkojnë burimin e këtyre parave dhe bankat shqiptare nuk do të kenë në dispocion një informacion të tillë.

"Në Shqipëri unë shoh se në përgjithësi ka likuiditet dhe para. Në banka ka para dhe nëse ato do ti marrin këto para e ti ҫojnë në bankat e huaja europiane apo amerikane dhe do të pyeten për burimin e tyre ato do të thonë: Nuk e dimë sepse ligji thotë që nuk kemi nevojë ta dimë.

Bankat e jashtme e kërkojnë një informacion të tillë sepse duan të kuptojnë që ky nuk është një pastrim parash nga Amerika Latine, Rusia. Nëse ligji kalon, ne nuk do të dimë se a erdhi paraja nga Moska, Meksika apo diku tjetër,” tha Crawford.