“Jemi në situate anormale politike”, Balliu: Veliaj përfaqësues i pushtetit të hajdutëve
Klevis Balliu shef i organizimit të PD-së thotë se nuk jemi në kushtet e një situate normale politike.
Sipas tij vendi është në përballje me midis të vjedhurve dhe hajdutëve jo në përballje të ideologjive politike.
Balliu shkruan në rrjetin e tij social Facebook se Erion Veliaj është sot përfaqësuesi direkt i pushtetit të hajdutëve që vjedhin qytetarët për pasurimin e tij dhe aleatëve të tij nga Ndrageta tek Edi Rama dhe ministra të tjerë të mafies së inceneratorëve.
Postimi i plotë:
"Zgjedhjet lokale në Tiranë janë sot përballja e shqiptarëve me mafien e inceneratorëve.
Nuk ka diskutim që sot nuk jemi në kushtet e një situate normale politike, pasi sot në Shqipëri nuk ka një përballje të ideologjive politike por ka një përballje midis të vjedhurve dhe hajdutëve.
Një përballje midis shqiptarëve dhe atyre që duan ta shfarosin kombin tonë.
Ka një përballje midis qytetarëve që paguajnë për inceneratorët dhe pushtetarëve që vjedhin paratë që shqiptarët paguajnë për inceneratorët.
Erion Veliaj është sot përfaqësuesi direkt i pushtetit të hajdutëve që vjedhin qytetarët për pasurimin e tij dhe aleatëve të tij nga Ndrageta tek Edi Rama dhe ministra të tjerë të mafies së inceneratorëve.
Janë lekët e taksava të qytetarëve që shkojnë për mafien në pushtet, për inceneratorët, për PPP dhe nuk shkojnë për rrogat, pensonet, ndërsa taksa, çmimet dhe faturat e energjisë dhe ujit kanë arritur kulmin.
Ndaj sot qytetarët duhet ta dinë se vota për opozitën do të jetë një votë kundër vjedhjes, kundër inceneratorëve, kundër rritjes së taksave dhe mbi të gjitha do të jetë një votë pro një programi dhe projekti politik dhe ekonomik për të nxjerrë qytetarët nga bataku i varfërisë që e ka zhytur lali inceneratori."