U gjendet 1.5 kg kanabis, arrestohen babë e birë, një tjetër në kërkim në Shkodër
Janë vënë në pranga 2 shtetas ( babë e bir), autorë të dyshuar të veprimtarive kriminale në fushat e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së kanabisit.
Gjithashtu është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
“Janë arrestuar shtetasit Vitor Ndreu, 49 vjeç dhe Sinato Ndreu, 25 vjeç (babë e bir), banues në lagjen “Guerile”, Shkodër. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi P. A., 31 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja Vitor Ndreu 49 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit Vitor Ndreu).”, njofton policia.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit S. N., shërbimet e Policisë i gjetën doza lënde të dyshuar narkotike kanabis, të gatshme për shitje. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 25-vjeçarit dhe prindërve të tij, u gjet dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 3 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 1.5 kg dhe një armë sportive.
Vijon puna për kapjen e shtetasit P. A.
Është finalizuar faza e pestë e megaoperacionit “Qarku”, përmes të cilit ka arritur në 26 numri i të arrestuarve në kuadër të tij.
