Koleksioni më i shtrenjtë i veprave të artit në Londër del në shitje për 1 miliardë dollarë
Një koleksion i mrekullueshëm veprash arti të grumbulluara nga pionieri i ndjerë i teknologjisë Paul Allen, pritet të ekspozohen në Londër dhe Paris. Ekspozita me vepra të bashkëthemeluesit të Microsoft-it fillimisht do t’i prezantohet publikut dhe më pas pjesa më e madhe e tyre do të dalin në ankand në Nju Jork në muajin nëntor.
Zbulohet për publikun koleksioni më i shtrenjtë i artit që ka dalë ndonjëherë në ankand, i cili i përkiste bashkëthemeluesit të Microsoft-it, të ndjerit Paul Allen dhe vlerësohet në 1 miliard dollarë.
Pesë shekuj punime guri të disa prej krijuesve më të rëndësishëm në histori do të shiten muajin e ardhshëm.
Koleksioni prej më shumë se 150 pjesësh përfshin vepra të Vincent Van Gogh, Claude Monet, Paul Gauguin dhe Jasper Johns.
"Ky është koleksioni më i vlefshëm i shitur ndonjëherë në ankand. Është me të vërtetë një lloj ngjarjeje që ndodh një herë në gjeneratë," tha Johanna Flaum, nënkryetare e Artit të Shekullit ‘20 dhe ‘21 në Christie's.
Allen bashkëthemeloi Microsoft-in me Bill Gates në vitin 1975, duke u bërë jashtëzakonisht i pasur. Në kohën kur vdiq në vitin 2018 në moshën 65-vjeçare, ai kishte blerë disa nga veprat më të rëndësishme të krijuara në gjysmëmijëvjeçarin e fundit.
"Koleksioni është mjaft i gjerë, me të vërtetë e bën Paul Allen një koleksionist unik në këtë kuptim," tha Flaum.
Ankandi do të zhvillohet në Nju Jork më 9 dhe 10 nëntor. Të gjitha të ardhurat nga pasuria e Allen do të shkojnë për bamirësi, sipas dëshirës së tij.
