"Nga kjo përpjekje lind vetëm një mi..."/ Migjeni, një Uragan i ndërgjegjeve të vrara

Sot në ditëlindjen e Migjenit, nuk ka nevojë as për analiza, as për ditirambe, as për debate mes nacionalistëve qeleshe dhe komunistëve brekushe në përdorimin e Migjenit.

Migjeni ishte dhe ngelet një Uragan ndergjegjeve të vrara, pandjeshmërive të salloneve të kotësise me barqet kacek si shëmti estetike dhe zbrastësi shpirtërore në mjerimin shqiptar me flamurin rreckë e shkyeme prej demagogëve politik…

Aktual dhe sot pas 90 vjetësh Uragani poezisë shqipe.

Migjeni

NËN FLAMUJT E MELANKOLISË

Ne vendin tone

kudo valojne

flamujt e nje melankolie

te trishtueshme...

...dhe askush s'mund te thote

se ketu rron

nje popull qe nderton

dicka te re.

Aty ketu ne hijet

e flamujve

mund te shifet

nje mund, nje perpjekje

e madhe permbi vdekje

per te pjelle dicka te madhe,

per te qite ne drite nje xhind!

Por,(o ironi)

nga ajo perpjekje lind

vetem nje mi.

Dhe keshtu kjo komedi

na plas diellin e gazit,

nsa prej marazit

pelcasim.

Ne prakun e cdo banese

ku ka ndonj shenj jetese

valon nga nje flamur

melankolie te trishtueshme.