“I huaji që nuk harrova dot”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2022, 18:26
Një shall ngjyrë vishnje i blerë posaçërisht për A, një palë shkallë mbi të cilat një copë dritë ndriçonte fletët e librit e rrugë Parisi bardh e zi.
Kjo ishte skena që aktorja e mirënjohur Ema Andrea zgjodhi të improvizojë teksa intepretonte historinë e copave të letrave që ishin bërë bashkë e më pas pa dy mendje ishin botuar.
Një projekt shumë i njohur në botë por më pak i eksploruar në Shqipëri me qëllim afrimin e lexuesit me letërsinë e mirë por jo vetëm.
Sipas Ema Andreas, të rinjtë kanë filluar ta shijojnë edhe më shumë këtë mënyrë përthithje të vargjeve, histori pas historie, poezi pas poezie.

