Libri për Shaban Gjokën, një jetë në ndërtimin e hidrocentraleve

Historia e jetës së heroit të punës Shaban Gjoka, tashmë është e përmbledhur në një libër nga Esat Bybtyçi.  Në faqet e tij, është përmbledhur më së miri puna e palodhur që Gjoka ka bërë në të gjithë Shqipërinë me ndërtimin e hidrocentraleve.

Një jetë të tërë punë për ndërtimin e hidrocentraleve.

Kjo është historia e Heroit të Punës, Shaban Gjoka nga Kukësi, i cili u përjetësua në  librin “Shaban Gjoka” i shkruar nga Esat Bytyçi, i cili publikon për herë të parë detaje nga njerëzit që i dhanë dritë jo vetëm qarkut të Kukësit, por gjithë Shqipërisë.

Shaban Gjoka ishte nga Kukësi, por puna e tij në ndërtimin e hidrocentraleve në vend i dha atij titullin “Njeriu i dritës”.

“ Për heroi Shaban Gjoka, për të respektuar burrin që nderoi kombin dhe vuri në themelet e të ardhemes tonë, dijen mundin, shpirtin dhe djersën e tij.”

Shaban Gjoka lindi në Ujmisht të Kukësit, në një familje me tradita kulturore, historike e patriotike.

Puna e tij e pandërprerë dhe plot përkushtim i dha atij titullin Heroi i Punës, duke mbetur njeri i pazëvendësueshëm për familjen, komunitetin, por edhe sektorin energjetik në vend.