Mes historisë dhe kultit, manastiri i Shën Gjergjit në Sarandë, destinacion turizmi
Për historinë dhe pamjen që ofron, Manastiri i Shën Gjergjit në Sarandë, është kthyer në një destinacion për vizitorët që kërkojnë që duan të njohin Shqipërinë, përtej plazheve. Por infrastruktura nuk i përgjigjet potencialeve të zhvillimit të turizmit.
Ky është Manastiri i Shën Gjergjit në Kodrën e Demës në Sarandë.
Objekti i përket Shekullit të XV, dhe është arritur të ruhet mirë deri në ditët e sotme.
"Muret e pasqyrojnë se deri në shekullin 18-19 këtu ka pasur murgj."
Brenda kompleksit të manastirit të Shën Gjergjit ndodhet edhe kisha me të njëjtin emër, në të cilën ende zhvillohen rite fetare.
Historia dhe pamja e detit deri në Korfuz tërheqin vizitorët.
"Është i bukur."
Është kthyer në një destinacion kryesisht për pushuesit e huaj, që duan të njohin Shqipërinë, përtej plazheve të jugut.
Eva Mato, drejtore e turizmit në Bashkinë e Sarandës thotë se Manastiri i Shën Gjergjit është pjesë e rëndësishme e guidave turistike.
"Ka qenë në fokus të turistëve për shkak të vlerave që ka."
Për të shkuar deri në manastirin e Shën Gjergjit duhen rreth 20 minuta me këmbë nga aksi kryesor, ku rruga është e shkatërruar.
Manastiri i Shën Gjergjit në Sarandë është një tjetër destinacion, ku infrastruktura nuk i përgjigjet potencialeve për zhvillimin e turizmit.
