Media në Shqipëri/ OSBE: Shqetësim i madh heshtja e zërave kritikë
Beteja e medias ndaj propagandës dhe kontrollit të fakteve janë sfidat që u renditën në forumin e tetë të medias në Shqipëri.
Ndër të tjera Ambasadori i OSBE, në Shqipëri duke iu referuar edhe situatës aktuale, kërkoi që gazetarët të kenë kujdes në zbulimin e të dhënave që hakerat kanë marrë nga Shqipëria
Ambasadori i OSBE, Vincenzo Del Monaco: “Nga ato sulmet Kibenetike në verë , ne e nxisim autoritetet dhe medien që të ketë vëmëndje. Të tregohet e ekuilibruar dhe të bejë ekuilibrim të mirë ndërmjet nevojës publike për informacion të sigurive dhe të drejtave të tyre private”.
Ndërkaq Teresa Ribeiro, Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias në videomesazhin e dhënë për takimin ka shprehur shqetësimin edhe për shuarjen e zërave kritikë.
Teresa Ribeiro: “Një tjetër shqetësim i madh është heshtja e zërave kritikë dhe kufizimet ndaj rrjedhës së lirë të informacionit me anë të prezantimit të rregulloreve të reja , me anë të përdorimit të ligjit egzistues”
Nga ana tjetër përfaqësuesi i BE tërhoqi vëmendjen për kufizimin e lirisë së medias në vend.
“Renia prej 20 % e Shqipërisë nga raporti i raporteve pa kufi është dicka që do na bëj të gjithë të mendohemi.”
Gjatë tryezës pjesëmarrësit nënvizuan rëndësinë e vetë rregullimit të medias duke i qëndruar kështu mendimin për të mos ndërhyrë me ligje të posaçme.
