A përcakton çmimi Nobel madhështinë e një shkrimtari?
Shkrimtarja franceze, Annie Ernaux, është shpallur fituesja e çmimit Nobel për Letërsinë për vitin 2022.
Arlinda Dudaj, botuese librash në një intervistë për Ora News me gazetaren Besmira Belushaj ka folur rreth çmimit Nobel në Letërsi.
Por a përcakton çmimi Nobel madhështinë e një shkrimtari?
Arlinda Dudaj: Në më të shumtën e rasteve po. Unë jam e keqardhur për ato shkrimtar që e kanë humbur mundësinë pasi nuk jepet pas vdekje. Shumë prej shkrimtarëve që kanë shënjuar letërsinë botërore ia kanë arritur ditës që ta marrin. Është e pamundur ta marrësh këtë çmim kur je i ri dhe pse je gjenial, por në përgjithësi shkrimtarët novelist janë të mëdhenj. Janë shumë emra që kanë arritur ta marrin dhe e kanë shumë të merituar.
Si e sheh Dudaj faktin që Kadare nuk ka marrë çmim Nobel?
Arlinda Dudaj: Të gjithë do të donim që Kadare ta merrte, ne arsyet nuk i dimë. Duhej të ishte vetë juria ta japë përgjigjen. Ideja është që duhet të jetë letërsi botërore, një lloj shkëlqimi të cilin autori duhet ta ketë të lindur, mbase dhe momenti, por ngelet shpresa se mbase do ta marrë.
