Festivali dhe 60 vjetori i teatrit "Skampa" në Elbasan

Festivali ndërkombëtar i teatrit bashkëkohor “Skampa” është një nga ngjarjet e rëndësishme të teatrit në Shqipëri.

Edicioni i 24 është special, pasi përkon me 60 vjetorin e Teatrit të Elbasanit.

Trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova, Italia, Spanja dhe Polonia, si dhe një sërë personalitetesh të artit do jenë pjesë e “Skampa 2022”.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Nuk është një festival gare por është një festival sfide për të përballur me ndyshimin , për të përballur me atë që zgjedhin aktorët që sjellin artistët dhe si e shohin këtë ndyshim. Mendoj se kjo është vlera më e madhe e vizionit të këtij festivali," tha regjisori Adionis Filipi.

Përtej garës, festivali gjallëron jetën artistike të Elbasanit, duke i krijuar mundësi artdhedashësve të shijojnë shfaqje nga vende të ndryshme të botës!

"Të gjitha trupat kanë qenë në ture pjesëmarrës gjatë këtij sezoni nëpër botë në Amerikë, në Europë ose kanë qenë pjesë e garave të festivaleve me cmime kombëtare dhe ndërkombetare,” tha ai.

Festivali ndërkombëtar i teatrit bashkëkohor “Skampa” ul siparin më 16 Tetor.