Diamanti që u shit 60 mln $
Një diamant unik në ngjyrë rozë ka tejkaluar çdo pritshmëri, teksa është shitur në vlerën 60 mln $, gati sa trefishi i çmimit të parashikuar nga ekspertët. Ankandi u mbajt në Hong Kong ndërsa guri i çmuar 170 karat besohet se është diamanti më i madh rozë i gjetur në 300 vjet në një minierë në Tanzani.
Një diamant mahnitës në ngjyrë rozë, i quajtur ndryshe “Ylli rozë i Williamson", është shitur më shumë se dyfishin e vlerës së parashikuar. Guri unik për madhësinë dhe ngjyrën e tij u shit për rreth 58 milionë dollarë, në Hong Kong, sipas shtëpisë së ankandit Sotheby's, nga 21 milionë që ishte parashikuar.
170 karat, ky mund të jetë diamanti më i madh rozë i gjetur në 300 vjet dhe është një nga gurët më të pastër që kanë dalë ndonjëherë në ankand.
"Zbulimi i një diamanti rozë me cilësi të çmuar të çdo madhësie është një dukuri jashtëzakonisht e rrallë, diçka që me mbylljen e minierës “Argyle”, dukej deri vonë shumë e pamundur," tha Wenhao Yu, Kryetar i “Bizhuterive dhe Orave”.
Nxitur nga një ofertë e kufizuar dhe kërkesa në rritje, çmimet për diamantet e mëdhenj rozë me cilësi të lartë mbi 5 karat janë rritur në mënyrë të dukshme gjatë dekadës së fundit. Diamanti me ngjyrë pastel u emërua për nder të dy diamantëve të tjerë rozë, “CTF Pink Star”, i cili u shit për 71.2 milionë dollarë në vitin 2017, dhe "Williamson", një diamant rozë i dhuruar Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth .
“Williamson Pink Star” është prerë nga një diamant i ashpër 32 karatësh, në Minierën “Williamson” në Tanzani. Hong Kongu ishte ndalesa e fundit e diamantit pasi udhëtoi në një turne që përfshinte Dubain, Singaporin dhe Taipein.
