RTV Ora e Ora News në konkursin e madh ndërkombëtar "Prix Italia 2022"

Në Bari të Italisë u zhvillua nata finale e eventit më të madh të vlerësimeve të programacioneve televizive në nivel global, çmimi Prix Italia 2022.

Për herë të parë përkrah kanaleve, produksioneve, skanaristëve e regjisorëve më të mëdhenj televizivë mori pjesë një Radio Televizon privat shqiptar.

RTV Ora e Ora News, u përzgjodhën të jetnë pjesë e kësaj gare organizuar nga Radio televizioni publik italian RAI.

RTV Ora e Ora News garuan  në kokursin PRIX Italia, i cili prej vitit 1948 organizohet nën patronazhin e Presidentit të Republikës e vlerëson programet më të mira radiofonike, televizive e të web-it për tematiikat, cilësinë, vlerën, krijmtarinë e inovacionin e realizimit në nivel global.

RTV Ora e Ora News është prezantuar në edicionin e 74 të këtij konkursi për herë të parë e me tre produkte televizive.

Në kategorinë dokumentari me produktet: "Kartolinë nga Korça", e "Ballkoni i Bjeshkëve".

Në kategorinë TV Performing Arts me "Ekspozita ndryshe e Muzeut Kombëtar të Fotografisë "Marubi".

E për çmimin special "Premio Speciale Prix Italia-IFAD- Copeam" ka rikandiduar "Ballkoni i Bjeshkëve".

Përzgjedhja e këtyre tre produksioneve televizive nga stafi drejtues i televizionit RTV Ora e Ora News u bë në përmbushjen e kritereve të temës së propozuar nga PRIX Italia 2022 që është ekosistemi, ruajtja e një modeli shoqëror e sistemi zhvillimi sa më i respektueshëm për ambientin, historinë, artin, kulturën që t'jua trashëgojmë brezave sa më të mbrojtur e origjinal.

Prodhimet radio televizive e web u vlerësuan nga 86 anëtarë të jurive të ndryshme të ndarë sipas kategorive e gazetarja e Rtv Ora e Ora News, Alba Kepi.

Marinella Soldi, presidentja e RAI, në prezantimin e hapjes këtij edicioni të 74-t, muaj më parë, do të shprehej se "Prìx Italia është një nga çmimet më të rëndësishme ndërkombëtare të prodhimeve radio, televizive e web. Është një mundësi e çmuar për dialogun mes profesionistëve të medias nga çdo vend i botës e në edicionin e sivjetëm numrat e pjesëmarrësve janë të jashtëzakonshëm."

Në Prix Italia 2022 garojnë sivjet 321 prodhime, mes të cilëve 155 janë programe televizive, 94 janë programe radiofonike e 72 projekte web.

Pjesëmarrësit përfaqësojnë 83 kanale Radio televizive nga 50 vende të votës, mes të cilëve për herë të parë dhe RTV Ora e Ora News.

RTV Ora e Ora News në konkursin e madh ndërkombëtar "Prix