Nobeli në Tiranë pritet ndryshe, "Libri afron Botën" që do të na shoqërojë fjatë tetorit
"Libri afron Botën" është motoja që do na shoqërojë përgjatë tetorit, muaj i cili do të ndërgjergjësojë për të përqafuar leximin dhe librat.
Teksa në Stokholm të Suedisë jepej Çmimi Nobel në Tiranë këtë të enjte pranë Qendër Kombëtare të Librit dhe Leximit u zhvilluan një sërë aktivitetesh.
Në labirinte mes historive sa personale dhe atyre komnbëtare, në një podium artistësh dhe shkrimtarësh si Mimoza Hysa, Besnik Mustafaj etj nën moderimin e Ben Andonit treguan përjetimet e tyre si dhe folën rreth librit.
Por në të vërtetë a përzihet trillimi me historinë?
"Vetë narracioni letrar ka në sfond gjithmonë jë kornizë historike dhe çdo individ kontribuon në një farë mënyre në rrëfimin e historisë."
Për tu ndaluar në pasqyrimin e të shkuarës sesa prezente është në letërsinë e sotme.
"Nuk besoj se jetohet pa të shkuarën. Mund të manipulosh shfaqjen, përdorimin e saj por jo të vërtetën historike, të vërtetën e kaluar."
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit gjatë vitit 2022 ka vijuar fushatën e saj të leximit në Shqipërisë.
Fushata është shoqëruar me aktivitete dhe takime me autorë dhe botues si dhe me ekspertë të arsimit.

