Këlliçi: Primaret mbyllen në nëntor, PD për herë të parë fillon përgatitjet për fushatë 6 muaj para

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Belind Këlliçi u shpreh se procesi i primareve pritet të përfundohen në nëntor.  

Ai tha se kështu do të fillojë procesi për fushatën zgjedhore do të nisë 6 muaj para zgjedhjeve dhe jo si dikur 6 javë para.

Këlliçi: Ekziston edhe një ide pilot që në 3 bashki kryesore të bëhen primare dhe nga fundi i muajit nëntor do të kemi emrat e parë të këtij procesi. Për herë të parë PD-ja do të ketë 6 muaj kohë që të bëjë fushatë, sepse ne e kemi bërë fushatën zakonisht 6 javë para.

Ne kemi pritur mesnatën e fundit për të nxjerrë kandidatët për zgjedhje dhe kjo ka qenë një ndër mangësitë më të mëdha që kemi pasur nga ana logjistike.