Përplasja me BE për aministinë fiskale dhe pasaportat e arta, Harxhi: Rama nuk rrezikon vizat se qytetarët zbrazen shesheve
Pasaportat gold, nëpërmjet të cilave shteti shqiptar synon t’u japë nënshtetësinë investitorëve të huaj, dhe amnistia fiskale mund të kthehen në një përplasje të fortë mes Bashkimit Europian dhe qeverisë së Edi Ramës, duke rrezikuar dhe regjimin e vizave.
Por ish-zëvendësministrja e Jashtme, Edith Harxhi, në një intervistë për Rtv Ora thotë se Rama është i vetëdijshëm sa vlen lëvizja e lirë për qytetarët dhe nuk do ta rrezikonte atë për asnjë moment.
Harxhi: Nuk besoj se do të shkojë deri në një moment që do përplaset qeveria me KE, por mbi të gjitha qeveria nuk do të donte të përplaset me qytetarët shqiptarë. Ju mund ta imagjinoni se çfarë mund të sjellë vetëm lajmi për kthimin e vizave sot, njerëzit do kapnin sheshet e Shqipërisë.Lëvizja e lirë është një nga arritjet më të mëdha në 30 vuirte dhe nuk besoj se Rama do të dojë ta rrezikojë se rrezikon qëndrimin e tij më tej si kryeministër. Për aministinë fiskale kanë qenë shumë të qartë. U tha dje nga FMN që është e papranueshme, bëhet për të amnistuar paranë e pisët.Të dyja janë një JO e qartë e BE. Edhe çështja e tenderave ishte pjesë e raportit, përfshirë ato që bien ndesh me MSA si porti i Durrësit. Ka shumë probleme, hera e parë që KE ka qenë kaq i drejtëpërdrejtë në një raport. ky është momenti kur qytetarët duhet të thërrasin ndërgjegjen dhe të zbrazen shesheve.
Ajo komentoi dhe fjalimin e kryeministrit në Strasburg, duke deklaruar se një shoë i tillë vetëm të prish punë.
Reagimi i tij ishte skandaloz, antishqiptar. Kjo rezolutë ka kaluar në 2011, Rama atëherë është pyetur për të dhe ka dhënë ok për rezolutën.
Rama: Ka pasur tre qëllime. E para protagonizmi i Edi Ramës, me ndjenjën e tij paternaliste për Kosovën dhe mbuluar problemet e tij në Shqipëri. E dyta për ti bërë elozhe Vuçiç, mikut të tij. E treta, ndoshta i ka dhënë fjalën ndoshta dhe Thaçit që do mundohej ta kthente këtë. Për momnentin nuk e shoh se mund të kthehet nga një fjalim i Ramës që më shumë prish punë se rregullon punë apo një rezolutë e Shqipërisë. Shqipërinë e nxjerr keq përballë partnerëve ndërkombëtarë dhe së dyti Kosova vetëm pak javë më parë ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Europës. Ai këtë do duhet të kërkonte në këtë moment që anëtarësia e Rusisë është e ngrirë dhe së dyti liberalizimi i vizave për Kosovën.
